Behgjet Pacolli



Pas një jete dhe karriere të bujshme në botën e biznesit larg Kosovës, z. Behgjet Pacolli, që nga viti 2000, i është përkushtuar me shumë vullnet punës për përmirësimin e jetesës në vendlindjen e tij. Të gjithë  potencialin e tij ai e vuri në interes të Kosovës, duke lobuar në Bruksel dhe Uashington, me kompaninë e tij lobuese
“ The New Kosovo Alliance” (Aleanca Kosova e Re).

Ai ka bashkëpunuar me disa figura shumë të larta të politikës botërore e sidomos të asaj amerikane, siç janë: Frank Carlucci, Norton Abramovitz, S. Waterman, Zbigniew Brzezinski, Janusz Bugajski, Henry Kissinger, e shumë të tjerë.


Për katër vite ai ishte edhe anëtar i bordit të organizatës CSIS, në komitetin që udhëhiqte Henry Kissinger. Nga aty hapi çdo derë që duhej hapur për të ardhur deri te pjekja e kushteve, derisa edhe presidenti Bush, gjatë vizitës së tij në Tiranë, në qershor të vitit 2007, deklaroi se “Kosova duhet të jetë shtet, republikë e pavarur, tani".


Bashkimi nis nga Ekonomia
Autor: Behgjet Pacolli


Uniteti ynë kombëtar, nis respektivisht nga aspekti ekonomik dhe rritja e marrëdhënieve tregtare mes dy vendeve tona. Ekonomia e Kosovës dhe Shqiperisë, në vetvete janë shumë të vogla, por të bashkuara ofrojnë mundësi më të mëdha, duke i përafruar këto shtete më pranë integrimit evropian dhe stabilitetit ekonomik.

Nga Sfida në Sfidë

Autor: Behgjet Pacolli


A keni parë rrathët bashkëqendrorë që krijon rënia e një guri në sipërfaqen e një liqeni? Kështu është jeta ime me rrathët e saj, jetën në Kosovë, shkollimin, ndërmarrësinë, humanizmin, politikën. Gjithë jeta ime e zhvilluar sipas këtyre rrathëve rrëfehet në këtë libër. Por guri i rëndë peshon në vendin e vet...


Shkarko librat apo lexo online, të gjitha në PDF dhe pa pagesë!


Z.Behgjet Pacolli, nuk është vetem një biznesmen i suksesshëm apo një politikan që ja kushtonë të gjithë qenjen e tijë shtetformimit të Kosovës.

Është një udhërrefyes, mësues i sfidave.! Në librat e tijë, ju do të mësoni se si duhet trajtuar "problemet" në jetë, si duhet kaluar gjdo sfidë, se si duhet të punosh me principe dhe se si ëndrra juaj mund të bëhet realitet.


Të gjitha këto botime, z.Pacolli sjell për të gjithë rininë mbarë shqiptare,"Rrëfen jetën e tijë dhe tregon se gjdogjë që ti do, ti mundë të realizosh"

984

Faqe

10k

Lexues

14'8k

Orë pune

500k

Ndjekës në Facebook


OPINIONET

William Walker

Diplomat

" Bujar, mikpritës dhe optimist për të ardhmen. Biznesmen i suksesshëm, një humanist i madh, një zgjidhës problemesh, një burrë shteti i cili dëshiron të kontribojë me të gjitha cilësitë për një jetë më të mirë për bashkatdhetarët e tij kosovarë, dhe të gjithë popujt e Ballkanit”

Bujar Nishani

ish-President i Shqipëris

“ Kontributi i tij në fushën humanitare në Kosovë, sot është aset i cili e ka lehtësuar në mënyrë të dukshme dhe efektive jetën e grupimeve të ndryshme në Kosovë dhe përtej hapësirës së Kosovës. ”

Edi Rama

Kryeministër i Shqipëris

“Behgjet Pacolli, një njeri i madh në shërbim të vendit të tij.”






Të lobosh për Kosovën

Autor: Behgjet Pacolli


Koha ka veti të çuditshme. Sot mbase duket  jo e zakontë sesi unë së bashku me një grup miqsh të kombit shqiptar dhe të Kosovës, duke filluar nga ish-zëvendës Presidenti Joe Biden, ish ambasadori i ndjerë Richard Hollbruk, etj,  kemi lobuar disa vite që ideja e pavarësisë së Kosovës të bëhej qëndrim zyrtar publik i SHBA-ve. Si pasojë e lobimit mbërritëm tek deklarata e Presidentit Bush në vizitën e tij në Tiranë. Ky deklarim pro pavarësisë u shëndrrua në qëndrim zyrtar të shteteve perëndimore duke sjellë dhe vendimin e Kuvendit të Kosovës në shkurt 2008 dhe gjithë jetën e mëpastajme të shtetit tonë të ri. Lexoni vetëm prova dokumentare rreth këtij lobimi, në këtë libër të pazakontë në shqip dhe anglisht.

  • mt-0924-img-carusel.png

    Qëllimi i përcaktuar kryesor
    “Të bëj për të tjerët, atë që dua ata të bëjnë për mua”

  • mt-0924-img-carusel.png

    Vetëbesimi 
    “Vepra që ti bën të jep vetëbesim, mos ndaloni së punuari drejt”

  • mt-0924-img-carusel.png

    Shprehija e kursimit
    “Unë e konsideroj kursimin si një kushtëzues të suksesit”

  • mt-0924-img-carusel.png

    Imagjinata
    “Projektet e mëdha, nisen me ëndërr dhe prej një ëndërre krijohet njëfar imagjinate, po aq bukur e shtjellon në trurin tënd sa që bëhet pothuajse gati e vërtetë”

  • mt-0924-img-carusel.png

    Iniciativa
    “Pa iniciativë ti nuk mund të bëhesh lider, ka dallim të madh mes fjalës dhe veprimit”

  • mt-0924-img-carusel.png

    Lidershipi
    “Gjyshi më ka thënë: kur bën një punë ndihmo dhe merr me vete sa më shumë njerëz që mundesh, ky është lidership”

  • mt-0924-img-carusel.png

    Entuziazmi
    “Entuziazmi im ka hapur dyert e qelikta të suksesit”

  • mt-0924-img-carusel.png

    Vetëkontrolli
    “Nuk mund të jesh lider pa vetëkontroll, e keqja të humb kontrollin por unë nuk jetoj me të, e lë anash dhe eci i lirë”

  • mt-0924-img-carusel.png

    Shprehija e të punuarit më shumë se paguhesh
    “Gjyshi im më thoshte: duhet me dhanë ma se pari për më mujt me marr diqka”

  • mt-0924-img-carusel.png

    Personaliteti i këndshëm
     
    “Kur ke zemërgjerësi, vjenë në shprehje shpirti yt, aty është edhe qelësi I krijimit të marrëdhënjeve të njerëzve”

  • mt-0924-img-carusel.png

    Mendimi i saktë
    “Aftësia për të kuptuar, vepruar, shpjeguar dhe për të demonstruar duhet të jetë present te qdo lider”

  • mt-0924-img-carusel.png

    Përqëndrimi
     
    “Duhet të filloni një projekt vetëm nëse ndjeni një formë të entuziazmit nëse bashkëjeton me qëllimin e atij veprimi”

  • mt-0924-img-carusel.png

    Bashkëpunimi
    “Kur je i sinqert, kur e dëgjon tjetrin me shpirt, kur e do të mirën e tij ai e ndjen këtë. Ky është bashkëpunim”

  • mt-0924-img-carusel.png

    Dështimi
    “Rezultati është i barabart, me potencialin që investon, minus pengesat”

  • mt-0924-img-carusel.png

    Rregulla e artë
    “Unë e dua kosovën, dhe du të mbjell te qdo i ri farën e madhështisë, që të korrim kosovën madhështore”

Libri i ri


 15 Parimet e Suksesit 

Autor: Behgjet Pacolli


 Një doracak i vogël, i fuqishëm, të cilin DUHET TA LEXOJË ÇDOKUSH që do të bëhet i suksesshëm dhe suksesin e tij apo të saj e bazon vetëm në punë dhe përkushtim.

GALERIA