Për më shumë info vizito faqën kryesore të z.Behgjet Pacolli
www.behgjetpacolli.com

BEHGJET PACOLLI


Është politikan dhe sipërmarrës shqiptar nga Kosova, që ka shërbyer si president i tretë i Republikës së Kosovës.

Gjithashtu, ai ka qenë edhe Zëvendëskryeministër i Parë i Republikës së Kosovës ne periudhën 2011-2014


Zgjidhet si Deputet i Kuvendit të Kosovës 3 mandate, që nga viti 2007 e këndej.

Është nënshkrues i Pavarsisë së Republikës së Kosovës me 17.02.2008.

Behgjet Pacolli nga viti 2017 e këndej, shërben si Zv.Kryeministri i Parë dhe Ministër i Punëve të Jashtme.

AKR – Aleanca Kosova e Re, parti, president i së cilës është në mandatin qeverisës nga 2017, udhëheqë me 4 ministri vitale të Qeverisë së Kosovës, Ministrinë e Punëve të Jashtme, atë të Punëve të Brendshme, të Zhvillimit Ekonomik dhe të Planifikimit dhe Mbrojtjes Hapsinore.


Jeta e hershme dhe shkollimi
​​​​​​​

Behgjet Pacolli ka lindur më 30 gusht 1951, në Marec të Prishtinës. 

Shkollën fillore e ka përfunduar në Marec, ndërsa shkollën e mesme në Prishtinë.  Shkollimin superior e ka kryer në Hamburg të Gjermanisë, në Institutin e Tregtisë së Jashtme, për të vazhduar me specializimin në drejtimin Marketing dhe Manaxhment ne Institutin Mösinger Zurich (1980-1982). 


Behgjet Pacolli flet disa gjuhë të huaja: anglishte, frëngjishte, gjermanishte, italishte, rusishte, spanjollishte, serbokroatishte, etj.

Behgjet Pacolli është i biri i Isës dhe Nazmijes, i dyti nga 10 fëmijë, i martuar me znj. Masha Pacolli. Ai është prind i gjashtë fëmijëve: tri vajzave dhe tre djemve (Arbreshës, Selenës, Hanës, Isës, Diarit dhe Armanit).



Qëllimi im..


Qëllimi kryesor i përcaktuar do t’ju udheheqë se si mund të kurseni mundin, i cili mund t’ju shkojë kot. Ka shumë njerëz që stërmundohen duke kërkuar punën që duan. Ky mësim do t’ju tregojë se si t’i shmangni dhe t’i hidhni tutje përgjithmonë këto kotësira dhe ta drejtoni zemrën dhe mendjën tuaj drejtë një synimi të percaktuar qartë, për të kuptuar se cila është puna që ju doni të bëni, pra puna e jetës suaj.  Së pari, unë, si qëllim jetësor timin kam pasur që të sillem me të tjerët ashtu siç do doja që ata të silleshin me mua. Nuk e di nëse e keni vërejtur, nëse e keni kuptuar se arroganca tek unë nuk ka vend fare dhe nëse ndodh të jem arrogant ndaj dikujt, është një lëshim, një lëshim i paqëllimshëm.


Qëllim tjetër jetësor i imi ishte dhe mbetët:

Që të mos i zhgënjej asnjëhere ata të cilët janë gëzuar për ardhjen dhe ngritjen time.

Ata që i janë gëzuar ardhjes tuaj në këtë jetë, kanë përjetuar emocione, kanë qarë e kanë qeshur prej gëzimit kur keni lindur, ju kanë mbajtur në dorë, ju kanë dashur, andaj ata njerëz mos i zhgenjeni kurrë, të keni ndjenja për ta dhe kjo fillon prej nënës, babait, vëllait, motrës dhe rrethit familjar. Nëse nuk jeni të aftë që të keni këtë qasje ndaj familjes suaj, ju nuk jeni te nevojshëm as për shoqërinë.

Kjo do të thotë se së pari duhet të doni vetveten, familjen tuaj, të afermit tuaj dhe ata mos t’i zhgenjeni asnjëherë. Nëse keni këtë

prirje, atëherë ju jeni njeri (djalë apo vajzë) shumë i/e nevojshëm/me për shoqerinë tonë.

Të bësh mirë në jetë dhe të lësh gjurmë është gjëja më e mirë. Kjo do të thotë që askush të mos ketë arsye të zhgënjehet nga veprimet tuaja, do të thotë se ju jeni person i mirë dhe si i tillë, shumë i nevojshëm për shoqerinë. Gjyshi im thoshte:

”Nëse prej të gjithë njerëzve është vetëm një që meriton t’i bësh mirë dhe nuk e ke të qartë se cili është ai, atëherë bëju të gjithëve mirë, nëse mundesh, për të mos gabuar në përzgjedhje..."

“Mundohu të mundësosh realizimin e të gjitha pritshmërive të të tjerëve ndaj teje.”

Prandaj duhet të mundohesh të realizosh pritshmëritë e të tjerëve. Nëse këta njerëz presin diqka prej meje, unë duhet të përgjigjem në mënyrë pozitive dhe të mundësoj realizimin e kësaj pritshmërie. Po që se ky veprim përcillet edhe nga dëshira e madhe për ta bërë këtë, atëherë krijohet një energji (unë them ndihma e Perëndisë), e cila mundëson që të arrish synimin. Unë Çdo veprim e kam përkryer vetëm nëse e kam dashur atë. Ky është qëllimi im dhe parimi im, që e kam vendosur si objektiv të jetës sime.

A do të kesh shumë apo më pak sukses në një veprim, nuk varet nga askush tjetër përpos teje.

“Une, ne jetën time, për dështimet e mia kam fajësuar veten time dhe për sukseset e mia kam madhështuar po ashtu veten time.”

Ne vetë jemi meritor për sukseset dhe fajtorë për dështimet tona. Sukseset varën nga përkushtimi dhe dashuria që kemi investuar

në atë veprim dhe nëse flitet për dështimet, atëherë këto dy tipare sigurisht kanë munguar.

Në rrugetimin tim nuk e kam dashur fjalën deshtim. Nëse dikush ka menduar se një veprim i imi ka qenë dështim, për mua ka qenë një nxitje për ritentim, i cili në të shumtën e rastëve ka rezultuar me sukses. Po e përsëris prapë, në vend të ndonjë demoralizimi për mosarritje në tentativë, unë kam angazhuar edhe më tepër dashuri, kuriozitet dhe perkushtim për arritje. Kjo ka qenë energjia e cila më ka përcjellë gjithmonë.


Secili nga ne duhët të vendosë për vetën e vet, a do të jem njeri i suksesshëm, të madhështohem me suksesin tim dhe të jem i mbushur me vullnet për arritjen e sukseseve të tjera, apo do të jem ai të cilin e ka kapluar frika për shkak se ka deshtuar në jetë dhe është mbyllur qdo perspektivë për të. Do të jem ai i cili do të meditojë për të ridefinuar rrugëtimin e tij, ai që kërkon falje apo ai i cili kërkon kompensim për sukseset e tij. Të gjitha këto hyjnë në grupin e veprimeve tona drejt gjetjes se vendit tone te rendesishem qe eshte i rezervuar per ne ne shoqeri. Sigurisht, rruga me efikase per te arritur te ai vend i rendesishem eshte mendimi pozitiv, trajtimi i dështimit si rast për ripërpjekje, madhështimi dhe lartësimi i vetës tënde si një njeri i domosdoshëm për shoqërinë. Kështu kam rrugëtuar unë dhe apeloj tek të gjithë ju që të rrugëtoni në të njejtën mënyrë.

Secili duhet ta trajtojë vetën si një mekanizëm pa të cilin as familja e as shoqeria nuk mund të funksionojë, pra, si një pjesë përbërëse tejët e rëndësishme e familjes, e grupeve të interesit dhe e shoqerisë në tërësi. Ne qdo veprim që bëni, trajtojeni si një akt me ndikim më të gjerë se ai personal. Ndikimin e suksesit të arritur trajtojeni si nevojë gjithëpërfshirëse, e jo personale tuajën.


Unë, në rrugëtimin tim, vetën time e kam trajtuar bash si një element të një mekanizmi i cili nuk do të mund të funksiononte pa mua. Dhe suksesin e arritur e kam trajtuar si dëtyrim timin ndaj kërkesave të shoqërisë, ndikimin e suksesit e kam trajtuar si gjithëpërfshirëse. Në rrugëtimin tim drejt suksesit kam vepruar me të tjerët, bashkëpunëtorë e partnerë, dhe rezultatet e korrura i kam ndarë në mënyrë proporcionale në bazë të kontributit të secilit, po ashtu, në mënyrë proporcionale, kam mbrojtur interesat e secilit në një veprim të përbashkët drejt suksesit.

Në fund të fiundit, jam sjellë me njerëzit ashtu siç kam dashur që ata të sillen me mua.

Jam munduar që në jetën time të lë gjurmë. Kam patur shumë fat që jam marrë me krijimtari dhe ndertimtari.

Ndërtimi është një fushë ku gjurmët janë të pashlyeshme.