Sugjerimet



Mposhtja e Djallit, Napoleon Hill


Përshkrim i shkurtër



 Napoleon Hill mbetet një motivues i shkëlqyer jo vetëm në Perëndim, por edhe në një vend si Shqipëria dhe Kosova. Këshillat e tij vlejnë më shumë se të çdokujt tjetër për shqiptarë sepse përkojnë me kohët kritike që po jetojmë; sepse ato të mësojnë si të mposhtësh frikën (jo si të bëhesh burrë); si të mendosh para se të veprosh, si ti japësh vlerë çdo sekonde të kohës tënde, si të distancohesh nga shprehitë e endjes dhe kotësisë së përditshme (jo si të vrasësh ditën në kafene); si t’i përmbahesh joshjes ndaj parasë dhe si të ndërtosh besimin dhe ta përdorësh fuqinë e tij për të ecur përpara. E kush nuk do të jetë i suksesshëm dhe i vetërealizuar në këtë botë?!  





Arti per te fituar miq dhe pushtet, Dale Carnegie


Përshkrim i shkurtër


Në këtë libër, ju do të mësoni se nëpërmjet një komunikimi të frytshëm në jetën e përditshme, do të keni sukses në biznes apo politikë, në mësimdhënie apo sipërmarrje, në një marrëdhënie intime apo familjare.






Fuqia e së Tashmes, Eckhart Tolle


Përshkrim i shkurtër



Një udhërrëfyes briliant drejt përndritjes shpirtërore. Libri i Eckhart Tolle është shitur mbi 2 milionë kopje që kur është hedhur në qarkullim dhe është shpallur bestseller nga The New York Times. Spiritualisti i famshëm Deepak Chopra thotë se është një ndër librat më të mirë të viteve të fundit. Çdo fjali e tij kumbon të vërtetën dhe fuqi. 






Çelësi i Talentit, Daniel Coyle


Përshkrim i shkurtër


Vatrat e talentit janë zakonisht vende të mistershme, dhe gjëja më e mistershme është se talenti aty harliset krejt papritmas. Libri ''Çelësi i Talentit' zbulon misteret e ekzistencës së talentit, aty ku ai gjendet. Madhështia nuk është e lindur, ajo rritet.


Origjinalët, Adam Grant


Përshkrim i shkurtër


Ky libër na mëson si të propozojmë idetë e reja dhe si të mos biem pre e mendimit kolektiv. Duke e mbështetur në studime befasuese dhe histori që përfshijnë fushat e biznesit, politikës, sportit dhe argëtimit, Grant na jep dorë hap pas hapi si të dallojmë një ide me vlerë; si të ngremë zërin pa rrezikuar të na e mbyllin gojën, si të ndërtojmë aleanca, të zgjedhim kohën e duhur për të vepruar, të përballemi me dyshimin dhe frikërat, etj. Po ashtu, prindërit dhe mësuesit mund të shohin si mund t’ua ushqejnë origjinalitetin fëmijëve, dhe drejtuesit nga ana e tyre, mund të gjejnë disa mënyra se si mund të ndërtojnë kultura që janë të hapura ndaj mendimit ndryshe. “Origjinalët” është libri më i shitur i vitit 2016 në botën e librit në SHBA